Dogana e Kosovës me aksion kundër shpërndarjes së barnave të kontrabanduara në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës me aksion kundër shpërndarjes së barnave të kontrabanduara në Prishtinë

    Insajderi
    05 August 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Prishtinë, Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë që ishte duke shpërndarë barna pa banderola në barnatore të ndryshme.

    Gjatë ndalimit dhe kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara, të cilat nuk posedonin dokumentacion të rregullt ligjor dhe nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës, duke ngritur dyshime për prejardhjen e tyre dhe sigurinë për përdorim të qytetarëve.

    I dyshuari është shoqëruar për intervistim nga zyrtarët hetues të Doganës së Kosovës, ndërsa të gjitha barnat janë sekuestruar si prova materiale. Me autorizim të prokurorit kompetent, aktualisht janë duke u kryer kontrolle shtesë në barnatoret ku dyshohet se janë shpërndarë këto barna.

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe veçanërisht në mbrojtjen e shëndetit publik nga produktet ilegale dhe të pasigurta. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar përmes linjës pa pagesë 0800 50 095 ose përmes platformës online për denoncim anonim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark