“Çfarë dyftyrëshi”- Klinaku reagon pas publikimit të aktakuzës ndaj tij për kanosje ndaj Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çfarë dyftyrëshi”- Klinaku reagon pas publikimit të aktakuzës ndaj tij për kanosje ndaj Kurtit

    Insajderi
    05 August 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Klinaku, ish-kryetar i OVL-UÇK, ka reaguar pasi në media është publikuar aktakuza për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

    Klinaku është fokusuar tek deklarata e Kurtit para organeve të rendit, ku ka thënë se beson që prokuroria do t’i trajtojë rastet e kërcënimit, shkruan Insajderi.

    “Çfarë dyfytyrëshi është more ky, herë i beson e herë nuk i beson prokurorisë”, ka deklaruar Klinaku.

    Më 10 qershor 2025, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëshmuar para Policisë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit lidhur me rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij. Aty thuhet se Kurti ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar apo rrezikuar.

    Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kurti para zyrtarëve policorë ka deklaruar se fushata e shpifjeve dhe dezinformimi është i madh, por që beson në përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e organeve të rendit dhe sigurisë.

    Kurti kishte shtuar se beson që Prokuroria do t’i trajtojë rastet sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik.

    Besoj që Prokuroria e shtetit, do t’i trajtoj këto raste sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik“, citohet të ketë thënë Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark