Diddy përballet me më shumë se dënimin, denoncon ushqimin e skaduar në paraburgim - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Diddy përballet me më shumë se dënimin, denoncon ushqimin e skaduar në paraburgim

    Insajderi
    05 August 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sean “Diddy” Combs ka bërë deklarata tronditëse për kushtet në burg, përmes një apelimi të ri për lirim me kusht. Avokati i reperit, Marc Agnifilo, i ka kërkuar gjyqtarit Arun Subramanian të dielën që 55-vjeçari të lirohet me kusht përpara se t’i shpallet masa e burgimit më 3 tetor, përmes një “letre të shkurtër”.

    Në kërkesën e dorëzuar, të siguruar nga Page Six, avokati pretendon se Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn është një institucion “çnjerëzor”. “MDC shpeshherë shërben ushqim të skaduar ose të infektuar me larva mizash (krimba)”, thuhet në dokumentin e paraqitur nga Agnifilo, i cili referon edhe një fotografi.

    “Ushqimi i infektuar me larva, siç tregohet në atë foto, fatkeqësisht nuk është një përvojë e pazakontë,” shkroi ai. Agnifilo e konsideron këtë dhe bllokimet e shpeshta të të burgosurve si “rrethana të jashtëzakonshme” që meritojnë të merren parasysh.

    Combs ndodhet në këtë burg të New Yorkut që nga arrestimi i tij në shtator 2024 — një institucion që ka strehuar edhe të famshëm të tjerë si R. Kelly dhe Ghislaine Maxwell.

    Në atë kohë, fituesi i çmimeve Grammy u akuzua për trafikim seksual, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe prostitucion. Tetë javë pasi nisi gjyqi i tij i shumë komentuar në maj, Combs u shpall fajtor për dy akuza të “transportimit të individëve për qëllime prostitucioni” — ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda.

    Ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg, 10 për secilën akuzë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark