Insajderi
Lajme

Fatmir Limaj konfirmon rikandidimin e Ekrem Kastratit për kryetar të Malishevës

Insajderi
05 August 2025 - 21:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fatmir Limaj konfirmon rikandidimin e Ekrem Kastratit për kryetar të Malishevës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

NISMA Socialdemokrate do të rikandidojë për kryetar të Malishevës Ekrem Kastratin. Këtë e ka kumtuar kreu i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Malisheva Urbana është ajo që i bashkon. “Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon! Sot, me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Ekrem Kastrati, për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nën udhëheqjen e tij, Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha: nga lirimi i hapësirave publike e ndërtimi i bulevardit “Ibrahim Mazreku”, deri te projekti madhor i “Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingut Nëntokësor”. Sot, qyteti jonë frymon ndryshe – është më i gjallë, më i bukur dhe më i afërt me të rinjtë dhe me mërgatën që e viziton çdo verë”.

“Ekrem Kastrati është vlerë e Llapushës. Ai është njeriu që riktheu shpresën, zhvillimin dhe kulturën në Malishevë. Dhe për këtë, jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme. Malisheva Urbane ka nisur me Ekrem Kastratin. E bashkë me të, do ta çojmë deri në fund – me përkushtim, me besim dhe me përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark