Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet aktiv, po punojmë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet aktiv, po punojmë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Insajderi
    06 August 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 6 gusht ka biseduar me udhëheqësit shtetërorë për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për situatën aktuale në terren.

    “Sigurisht, situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. E di këtë, kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, tha ai për gazetarët pasi përfundoi takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shkruan REL.

    I pyetur se në çfarë gjendje është aktualisht dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, emisari evropian tha shkurt se procesi “është aktiv”.

    Sorensen mëngjesin e sotëm zhvilloi takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark