Arsenal armësh në shtëpi – Arrestohet 70-vjeçari nga Ferizaj, i sekuestrohen 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsenal armësh në shtëpi – Arrestohet 70-vjeçari nga Ferizaj, i sekuestrohen 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta

    Insajderi
    06 August 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 70 vjeçar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej tetë armë të gjata dhe tri pistoleta.

    Policia këto i ka gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Ferizaj.

    Ai po akuzohet për këto vepra penale:

    “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse-, Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.

    Komunikata e policisë:

    Ferizaj, 06.08.2025

    Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datë 06.08.2025, ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit J.I (M/K) i moshës 70 vjeç në Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve. Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.

    Për rastin është njoftuar  prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:

    – “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”

    – “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark