Gazetarja e RTK’së: Ia bëra kryeministrit në detyrë dy-tri pyetje, anipse tash e gjashtë ditë nuk paguhem për këtë punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja e RTK’së: Ia bëra kryeministrit në detyrë dy-tri pyetje, anipse tash e gjashtë ditë nuk paguhem për këtë punë

    Insajderi
    06 August 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Edina Avdiu, ka sfiduar me pyetje kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, lidhur me zgjidhjen e çështjes së buxhetit të RTK’së.

    Avdiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ia ka bërë dy-tri pyetje Kurtit, ndonëse tash e gjashtë ditë s’po paguhet për këtë.

    “Ia bera kryeministrit ne detyre dy-tri pyetje, anipse tash e gjashte dite, nuk paguhem per kete pune”, ka shkruar ajo.

    Kurti është përgjigjur në pyetjet e gazetares së RTK’së, duke thënë se nuk mund të veprojë sikurse ka vepruar Avdullah Hoti, në mungesë të konstituimit të Kuvendit.

    “Radio Televizioni i Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje, por nuk mund të jetë ajo një zgjidhje e cila nuk është ligjore. Komisioni për buxhet dhe financa do duhej ta marrë vendim për transferim të mjeteve. Duke mos pasur Kuvend në legjislaturën e nëntë, nuk e kemi as këtë komision, as atë vendim”, tha Kurti.

    “Ajo është praktikë jo-ligjore e ish-kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli në atë rrugë jo-ligjore pa çka se ajo tashmë është bërë. Duhet të gjinden zgjidhje të tjera, e që duhet të jenë patjetër të ligjshme”, shtoi tutje ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark