Policia: I dyshuari për tentim vrasjen në Deçan është arratisur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: I dyshuari për tentim vrasjen në Deçan është arratisur

    Insajderi
    06 August 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen në Deçan, duke thënë se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka njoftuar se i dyshuari për këtë, i njohur për policinë është arratisur.

    “Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Deçan është njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë zjarri”.

    “Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ka kuptuar se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq i dyshuari i cili është i njohur për policinë, është arratisur”, thuhet tutje në konfirmim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark