37 sekonda vonesë i kushtojnë shtrenjtë Bayernit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    37 sekonda vonesë i kushtojnë shtrenjtë Bayernit

    Insajderi
    06 August 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata sportive e DFB-së ka ndëshkuar Bayern Munich me një gjobë prej 35,000 euro për një vonesë prej vetëm 37 sekondash në nisjen e ndeshjes kundër Mainz, e vlefshme për javën e 31-të të sezonit të kaluar në Bundesligë.

    Sipas vendimit zyrtar, kontrolli i pajisjeve të lojtarëve të Bayernit nuk u krye në kohën e parashikuar (15:25:30), por nisi me vonesë në orën 15:27:00. Kjo çoi në një nisje të vonuar të ndeshjes, për të cilën klubi bavarez u shpall përgjegjës, në bazë të nenit 14a të rregullores së DFL.

    Gjykata theksoi se, edhe pse bëhet fjalë për një vonesë të vogël në kohë, 37 sekondat ishin të mjaftueshme për të kaluar pragun që kërkon ndëshkim financiar. Nëse vonesa do të kishte qenë vetëm 29 sekonda, Bayerni do të ishte ndëshkuar vetëm me një paralajmërim.

    Në përpjekje për t’u justifikuar, Bayerni fajësoi lojtarët e Mainz, duke pretenduar se ata ishin vonuar për të dalë në fushë. Por ky pretendim u rrëzua nga gjykata, e cila zbuloi se vonesa nga ana e Mainzit ishte vetëm 50 sekonda – brenda kufirit të lejuar prej 65 sekondash.

    Për më tepër, DFB nënvizoi se kjo nuk është hera e parë që klubi bavarez shkel këtë rregull. Në fakt, kjo ishte hera e shtatë që Bayern vonon nisjen e një ndeshjeje, çka rëndoi edhe më shumë vendimin për vendosjen e gjobës.

    Pavarësisht pretendimeve të tij, Bayerni do ta ketë të vështirë të shmangë përgjegjësinë, pasi precedentët dhe rregulloret ishin të qarta dhe në favor të vendimit të federatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark