Prostitucion në banesa me qira në plazh, arrestohen 2 kineze në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prostitucion në banesa me qira në plazh, arrestohen 2 kineze në Durrës

    Insajderi
    06 August 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy gra kineze janë arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy apartamente me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira pa kontrata përkatëse. Ndërkohë janë proceduar penalisht dy gra kineze të tjera dhe 5 shqiptarë.

    Konkretisht si pasojë e operacionit të organizuar në lagjen e plazhit u arrestuan dy kinezet D.Sh., 54 vjeçe dhe S.Y., 40 vjeçe dhe pronari i apartamentit, i identifikuar me inicialet S.M., 39 vjeç.

    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark