Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

    Insajderi
    07 August 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

    Siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nga burimet shumë të sigurta pranë këtij institucioni kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues.

    Po ashtu Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli, raporton Tch.

    Kurse ish presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.

    Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin.

    Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili është plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital dhe cili është plani i masave pranë 313-ës se si shoqërohet Meta në këtë paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark