Shtiu nga vetura në lëvizje në Gjakovë, policia sekuestron armën dhe arreston të dyshuarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtiu nga vetura në lëvizje në Gjakovë, policia sekuestron armën dhe arreston të dyshuarin

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 6 gusht në ora 14:00 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë nga një veturë në lëvizje.

    Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja.

    “Më datë 06.08.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje. Njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9x19mm.”

    Pas hetimeve është identifikuar vetura dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 57 fishekë, 11 gëzhoja.

    Personi i dyshuar është intervistuar dhe është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Apelojmë tek qytetarët që për çdo informacion të dyshuar të lajmërojnë Policinë e Kosovës në numrin falas 192, apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë – në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark