Gucati: Ky njeri ka ardhur enkas për protestë nga Gjermania, quhet Shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Ky njeri ka ardhur enkas për protestë nga Gjermania, quhet Shqiptar

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, pak para nisjes për në protestë, drejtuesit e organizatës qëndronin ulur në zyrën e kryetarit Hysni Gucati.

    Bashkë me ta, në dhomë ndodheshin edhe veteranë të luftës që kishin ardhur nga gjithandej.

    Njëri prej tyre, Shqiptar Gubetini, një veteran, ka ardhur enkas nga Gjermania për të qenë prezent në protestë.

    Hysni Gucati, kreu i organizatës së veteranëve, tha se ka edhe të tjerë që kanë ardhur nga Kanadaja e largët, por edhe nga Anglia, për të marrë pjesë në protestë.

    “Shqiptar Gubetini ka ardhur vetëm për protestë, enkas për protestë. Kemi edhe nga Anglia që kanë ardhur. Kemi një grup prej nëntë vetash që kanë ardhur nga Kanadaja, dje janë nisur, sot kanë ardhur”, tha Gucati për Klan Kosova.

    Protesta kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, fillon sot në orën 17:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark