I biri i dëshmorit Cacaj në protestë: Nëse ata që po gjykohen në Hagë janë kriminelë, atëherë edhe unë jam- Hajdeni, lidhmini duart - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I biri i dëshmorit Cacaj në protestë: Nëse ata që po gjykohen në Hagë janë kriminelë, atëherë edhe unë jam- Hajdeni, lidhmini duart

    Insajderi
    07 August 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbër Cacaj, i biri i dëshmorit Nagip Cacaj, ka dhënë një fjalim emocionues nga protesta kundër Gjykatës Speciale.

    Ai tha se nëse Gjykata Speciale konsideron se ish-krerët e UÇK’së janë kriminelë, atëherë të vijnë dhe t’ia lidhin duart edhe atij.

    “Nëse babai im dhe bashkëluftëtarët e tij që po gjykohen në Hagë janë kriminelë, atëherë edhe unë jam kriminel. Urdhëroni, hajdeni lidhmini duart. Sepse unë nuk e dua këtë liri që vjen pa bashkëluftëtarët e babait tim. UÇK nuk është dorëzuar para Serbisë, UÇK nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”, tha Cacaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark