Insajderi
Lajme

Lushtaku: VV ka qenë gjithmonë kundër UÇK’së dhe Rexhep Selimit

Insajderi
07 August 2025 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku: VV ka qenë gjithmonë kundër UÇK’së dhe Rexhep Selimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte prezent në protestën masive kundër Gjykatës Speciale të enjten.

Lushtaku në një prononcim për Gazetën Insajderi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë me Rexhep Selimin, pasi që akterë të kësaj të parës nuk dolën në protestën në kundërshtim të Speciales.

“Qeveria aktuale moti ia ka kthy shpinën Rexhep Selimit. Ata s’kanë qenë asnjëherë me Rexhep Selimin. Ata kanë qenë gjithmonë kundër UÇK-së. Unë mendoj që ushtarët e UÇK s’i takojnë asnjë partie politike, andaj qytetarët duhet të ishin hala më shumë, edhe pse kanë qenë shumë”, deklaroi Lushtaku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark