Goditje e rëndë për Chelsean, ylli i skuadrës këput ligamentin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Goditje e rëndë për Chelsean, ylli i skuadrës këput ligamentin

    Insajderi
    07 August 2025 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë pas një operacioni për të riparuar dëmtimin e ligamentit ACL, i cili i ndodhi gjatë stërvitjes në Cobham të hënën.

    22-vjeçari pësoi këtë lëndim në fund të seancës së parë të stërvitjes së Chelseat pas rikthimit në Cobham për sezonin e ri në Ligën Premier, dhe kishte munguar në festën e trofeut të mërkurën para mijëra tifozëve në ‘Stamford Bridge’.

    Trajneri Maresca bëri të ditur se dëmtimi është serioz, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së parë miqësore të Chelseat kundër Bayer Leverkusen.

    “Mbrojtësi Levi Colwill sot i është nënshtruar me sukses një operacioni për dëmtimin e ligamentit ACL”.

    “22-vjeçari u rikthye në Cobham për stërvitje në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes”.

    “Vlerësimet mjekësore konfirmuan se operacioni ishte zgjidhja e nevojshme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark