Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, sulmoi zyrtarët policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, sulmoi zyrtarët policor

    Insajderi
    08 August 2025 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten në mesditë, një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

    Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari nuk i ka respektuar urdhrat e policëve, e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, të enjten rreth orës 12:15.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.

    “I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Policia në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark