
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e marrë të premten, është bërë e ditur edhe që Kryesuesi i Seancës nuk mundët, nuk lejohet, që një kandidat për Kryeplarlamentar ta propozojë më shumë se sa tri herë, shkruan Insajderi.
“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;”, thuhet në pikën katër.
Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendose për mbi 50 seanca ka propozuar në vazhdimësi vetëm një emër, Albulena Haxhiun,e votimi i secilës ka dështuar çdo herë.