
Në vendimin e datës 7 gusht që u publikua një ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët që të qëndrojnë në sallë derisa të bëhet zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan Insajderi.
Atyre më nuk iu ka lënë mundësi që të kenë vullnet të lirë a duanë apo jo të jenë në sallë, derisa nuk është përmendur se a duhet të votojnë apo jo, por qëndrimi brenda sallës është bërë obligativ me krejt votat e gjykatësve.
“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;”, thuhet në këtë vendim.
Kujtojmë që në mesin e 120 deputëtëve, në disa seanca kanë munguar madje edhe deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, derisa mungesë të theksuar kanë pasur deputetët e pakicës serbe të ardhur nga Lista Serbe.
Por, njoftimi nuk thotë se cila do të jetë masa që mund të merret ndaj atyre që nuk e respektojnë këtë urdhër. Gjykata ka bërë me dije që vendimi do të publikohet më vonë.