KUJDES| Këto ushqime dhe pije nuk duhet t'i konsumoni pas të 40-ve - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    KUJDES| Këto ushqime dhe pije nuk duhet t’i konsumoni pas të 40-ve

    Insajderi
    08 August 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave.

    Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

    Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.

    Mishrat e përpunuar
    Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

    Këtu përfshihen: salçicet, proshutat dhe sallamet.

    Alkoli
    Konsumi i lartë i alkolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi.

    Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

    Pijet e gazuara
    Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë.

    Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën.

    Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

    Të skuqurat
    Ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

    Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

    Drithërat jo të plota
    Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm.

    Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

    Ëmbëlsirat e gatshme
    Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.

    Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave.

    Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm./AgroWeb.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark