Ferizaj: Një grua 56-vjeçare bie nga kati i pestë dhe humb jetën-Detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Një grua 56-vjeçare bie nga kati i pestë dhe humb jetën-Detaje

    Insajderi
    08 August 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në qytetin e Ferizajt, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

    Policia dhe autoambulanca janë mobilizuar menjëherë pas marrjes së informacionit, duke arritur në vendin e ngjarjes brenda pak minutash.

    Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rrethanat në të cilat ka ndodhur rënia ende nuk janë të qarta.

    “Personi është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por për fat të keq, mjekët kanë konstatuar se ajo nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda,” ka deklaruar Veseli.

    Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark