VIDEO/Arrestohen dy persona në sheshin 'Car Lazar', policia pengohet nga persona të tjerë- Elshani tregon çfarë ndodhi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/Arrestohen dy persona në sheshin ‘Car Lazar’, policia pengohet nga persona të tjerë- Elshani tregon çfarë ndodhi

    Insajderi
    08 August 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.

    “Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ ka pasur aktivit kulturor, Festival i Jazit. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ardhur deri te prishja e rendi dhe qetësisë publike. Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje”, tha Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark