E rrëmbyen, i vodhen para dhe e rrahën brutalisht 37 vjeçarin te liqeni në Përlepnicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrëmbyen, i vodhen para dhe e rrahën brutalisht 37 vjeçarin te liqeni në Përlepnicë

    Insajderi
    09 August 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ku një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi fizik.

    Viktima është F. A, 37 vjeçar, i cili sipas hetimeve të para është shoqëruar nga dy persona me një veturë të tipit “Mercedes” me ngjyrë të zezë deri te liqeni i fshatit, ku më pas është sulmuar fizikisht, i janë marrë 2 mijë euro para dhe autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK – Prishtinë. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një kuletë të zbrazët dhe disa para të metalit.

    Sipas dëshmisë së babait të viktimës, djali i tij kishte dalë nga shtëpia mbrëmë rreth orës 22:30 dhe rreth orës 00:30 e kishte kontaktuar duke i thënë se ndodhej pranë stacionit të autobusëve për të blerë disa barna, para se të kthehej në shtëpi.

    Rasti është duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, ndërsa është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” me urdhër të prokurorit kujdestar. Autorët ende nuk janë identifikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark