Aksion në Prizren: Kontrollohen 21 parkingje, zbulohen shkelje të shumta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion në Prizren: Kontrollohen 21 parkingje, zbulohen shkelje të shumta

    Insajderi
    09 August 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 8 gusht 2025, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, zhvilloi një aksion inspektimi në 21 parkingje të qytetit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

    Sipas njoftimit, aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

    Gjatë kontrollit u evidentuan këto shkelje:

    1. Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk lëshohej kupon fiskal;
    2. U identifikuan 9 punëtorë të paregjistruar;
    3. 5 parkingje nuk posedonin arka fiskale;
    4. 2 biznese ishin të paregjistruara;
    5. 2 biznese operonin pa kontrata qiraje.

    Tutje thuhet se Administrata Tatimore do të ndërmarrë veprimet procedurale sipas kompetencës, ndërsa Policia do të vazhdojë procedurat ligjore për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

    Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë luftimin e krimeve ekonomike dhe ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë ligjin për një ambient të drejtë dhe të ligjshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark