AGK reagon pas aksionit policor në ndërtesën e disa mediave atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon pas aksionit policor në ndërtesën e disa mediave atje

    Insajderi
    09 August 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka shprehur solidaritet të plotë me mediat në Shqipëri të cilat sot janë përballur me një aksion të policisë së Shqipërisë.

    Rexha ka shkruar se aksioni policor është goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve për informim.

    “Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim”, ka shkruar Rexha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark