Kosova përfshihet nga zjarret – 23 vatra aktive brenda ditës për shkak të temperaturave të larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova përfshihet nga zjarret – 23 vatra aktive brenda ditës për shkak të temperaturave të larta

    Insajderi
    09 August 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në vend. Sipas njoftimit, 11 prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar.

    Në njoftim thuhet se situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Qendrën Operative të Agjencisë.

    “AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192”, thuhet në njoftim.

    Tutje, Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetje, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark