Pritje deri në 1 orë për hyrje-daljet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje deri në 1 orë për hyrje-daljet e Kosovës

    Insajderi
    09 August 2025 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme.

    Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre.

    Për pasojë, në kohë të caktuara, pritjet për të dalë apo edhe për të hyrë në Kosovë, kryesisht nga ana serbe, po janë të gjata.

    Aktualisht, kolona më e gjatë rezulton të jetë në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë. E për të hyrë, vetëm 5-10 minuta.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse për të dalë, 20 minuta.

    Edhe në Jarinje raportohet se ka pritje, por pak më të vogla sesa në dy rastet e mësipërme.

    Për të hyrë në Kosovë, raportohet se pritjet janë 30-35 min, kurse për të dalë 20-25.

    Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurta, maksimumi 5 minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark