
Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës.
Si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare.
“Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur. I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit””, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.