Dua Lipa rrëmben vëmendjen me pamjen e saj natyrale - Insajderi
×
Show

Dua Lipa rrëmben vëmendjen me pamjen e saj natyrale

Insajderi
09 August 2025 - 15:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një performance elektrizuese në festivalin Sunny Hill në Prishtinë javën e kaluar, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe relaksuese nga pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

E veshur me një set veror elegant në të bardhë, Dua shkëlqen në natyrë ndërsa shkruan në përshkrim: “Vitamin Sea”, duke lënë të kuptohet se po shijon disa ditë qetësie pas angazhimeve artistike.

Kujtojmë që këngëtarja performoi para mijëra fansave në vendlindjen e saj gjatë edicionit të radhës të festivalit Sunny Hill, ku u prit me entuziazëm dhe emocione të mëdha nga publiku.

Me karrierën e saj që vazhdon të ngjitet drejt majave ndërkombëtare, Dua Lipa nuk harron të mbajë lidhjet e forta me rrënjët e saj shqiptare gjë që e bën edhe më të dashur për fansat në mbarë trojet shqiptare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark