Shtiu me armë në aheng familjar në Vushtrri, arrestohet 29-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtiu me armë në aheng familjar në Vushtrri, arrestohet 29-vjeçari

    Insajderi
    10 August 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një 29-vjeçar për shkak të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar të mbajtur në rrugën “Hajriz Musa”.

    Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas informacioneve për zhurma armësh, duke identifikuar shpejt vendin e ngjarjes dhe personin e dyshuar.

    I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë me gaz, një karikator, 19 fishekë dhe 3 gëzhoja.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark