
Fajdexhiu Mefail Shkodra është në arrati, i dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mesditë në Gjilan.
Përveç përfshirjes në veprimtari të paligjshme, Shkodra shfaqej në afërsi të figurave të njohura politike. Ai ka publikuar fotografi me shumë politikanë të nivelit të lartë, përfshirë edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa prej këtyre fotografive, përfshirë një ku Mefail Shkodra shihet me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme.
Më herët, janë publikuar gjithashtu imazhe ku ai ndodhet në të njëjtin ambient me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.
Foto me të iu publikuan edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.