Pajtim Durmishi i bashkohet PDK-së, Shukri Buja: Frymë e re për fitoren në Lipjan! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pajtim Durmishi i bashkohet PDK-së, Shukri Buja: Frymë e re për fitoren në Lipjan!

    Insajderi
    10 August 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar një prurje të re në degën e saj në Lipjan. Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shukri Buja, ka njoftuar se Pajtim E. Durmishi i është bashkuar partisë, duke e cilësuar atë si një kuadër të ri, të shkolluar dhe me vizion të qartë për ndryshim.

    Sipas Bujës, Durmishi vjen nga një familje me kontribut të dëshmuar në luftën për liri, si biri i njërit prej themeluesve dhe komandantëve të UÇK-së në Lipjan. Ai ka përvojë në organizimin studentor, përfaqësim politik dhe drejtim strukturash në nivele lokale e qendrore.

    “Me Pajtimin në krah, PDK forcon përfaqësimin e brezit të ri që nuk bën kompromis me parimet dhe që i jep kuptim të ri shërbimit publik”, ka shkruar Buja, duke theksuar se Durmishi do të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me synim kthimin e Lipjanit në rrugën e zhvillimit dhe besimit qytetar.

    Statusi i plote:
    Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të zgjerohet me personalitete të reja e të përgatitura, që besojnë në ndryshimin dhe fuqinë e angazhimit qytetar. Sot, me krenari dhe besim të plotë në të ardhmen, mirëpresim në rrugëtimin tonë politik Pajtim E. Durmishin, një kuadër i ri, i shkolluar, me vizion të qartë dhe me rrënjë të thella në historinë e lavdishme të vendit tonë.
    Pajtim Durmishi nuk është vetëm një emër i ri në politikë, por një zë i formuar në përballje me sfidat, një profil i dëshmuar në procese zgjedhore dhe një zë i guximshëm i gjeneratës që kërkon përgjegjësi, drejtësi dhe zhvillim. Me përvojë në organizimin studentor, përfaqësim politik dhe drejtim strukturash në nivel lokal dhe qendror, ai i bashkohet PDK-së me një vendosmëri të qartë: për ta bërë ndryshimin e shumëpritur në Komunën e Lipjanit.
    Ai është biri i një familjeje që ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetndërtimin, i biri i njërit prej komandantëve dhe themeluesve të UÇK-së në Lipjan dhe këtë trashëgimi ai e mban me përulësi dhe krenari, duke e shndërruar në angazhim të vazhdueshëm për shtetin dhe qytetarin.
    Me Pajtim Durmishin në krah, Partia Demokratike e Kosovës forcon përfaqësimin e brezit të ri të politikanëve që nuk bëjnë kompromis me parimet dhe që i japin kuptim të ri shërbimit publik. Ai vjen në PDK me dije, përvojë dhe vizion, për të kontribuar fuqishëm në fitoren tonë më 12 tetor 2025, dhe për të ndërtuar një Lipjan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të barabartë për të gjithë.
    Ata që dikur ndërtuan themelet e lirisë, sot përfaqësohen denjësisht nga pasardhës që do të ndërtojnë zhvillimin. Bashkë me Pajtimin dhe shumë të tjerë që po i bashkohen këtij vizioni, do ta kthejmë Lipjanin në rrugën e drejtë, në rrugën e shpresës, besimit dhe rezultateve të prekshme.
    Mirë se vjen Pajtim E. Durmishi: mirë se vjen në shtëpinë ku fillon ndryshimi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark