Vrasja e trefishtë në Gjilan: Një person u arrestua në vend të ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e trefishtë në Gjilan: Një person u arrestua në vend të ngjarjes

    Insajderi
    10 August 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, në vend të ngjarjes është arrestuar një person.

    Rukiqi tha se tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje të rëndë, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

    “Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast”.

    “Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare”, tha ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark