Vrasja në Gjilan: Sveçla kritikon organet e drejtësisë për lënien në liri të fajdexhiut me të cilin ishte fotografuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Gjilan: Sveçla kritikon organet e drejtësisë për lënien në liri të fajdexhiut me të cilin ishte fotografuar

    Insajderi
    10 August 2025 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në Facebook pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku tre persona u vranë nga tre të dyshuar, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

    Sveçla u shpreh “thellësisht i tronditur” nga ngjarja dhe u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

    Ai kritikoi ashpër institucionet e drejtësisë, duke i akuzuar për neglizhencë në trajtimin e rasteve kriminale dhe për lënien në liri të personave të rrezikshëm.

    Sipas tij, i dyshuari kryesor i vrasjes kishte qenë më parë i arrestuar për fajde, por ishte lënë i lirë nga sistemi i drejtësisë. Pikërisht me këtë person që edhe vetë Sveçla po e cilëson si të rrëzikshëm, posedon njëfotografi së bashku.

    Menjëherë pas ngjarjes kanë qarkulluar në rrjet foto të fajdexhiut, Mefail Shkodra me figura të rëndësishme të politikës në vend.

    Ndër to është edhe fotografia me ministrin Xhelal Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark