Insajderi
Sport

Tri ndeshje, tre gola – Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki

Insajderi
10 August 2025 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri ndeshje, tre gola – Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc. 

Kjo sfidë i takoi javës së katërt të elitës së futbollit çek dhe meritori për këtë triumf ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani. 

Rrahmani shënoi golin e vetëm për Spartën në këtë ndeshje, duke realizuar për 1-0 në minutën e 56-të të takimit. 

Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para. 

Për Rrahmanin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat që gjen rrjetën duke konfirmuar formën spektakolare në këtë fillim sezoni. 

Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.1. 

Përveç golit, ai pati edhe 19 pasime të kompletuara, katër goditje jashtë portës, dy pasime kyçe. 

24-vjeçari ishte i suksesshëm gjithashtu edhe në duelet me lojtarët kundërshtarë duke fituar dy prej tyre./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark