Parashikimi i motit për ditën e sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Insajderi
    11 August 2025 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot shumë i nxehtë do të mbretërojë këtë javë në Kosovë.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat sot do të jenë deri në 37 gradë Celsius.

    “Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

    Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të 

    pikut (11:00 – 17:00)”, thuhet në njoftim.

    E hënë

    Moti me diell dhe vranesira të pakta.

    Temperaturat minimale: 14 – 18°C

    Temperaturat maksimale: 33-37°C

    Era: e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark