Të shtëna në mes të Prishtinës, 18-vjeçari përfundon në pranga - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna në mes të Prishtinës, 18-vjeçari përfundon në pranga

    Insajderi
    11 August 2025 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.

    I dyshuari, me inicialet O. B., shtetas kosovar, u identifikua nga njësitë policore të Stacionit Veriu dhe u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Insajderi.

    “Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje, ndërsa ndaj tij u hap rast për veprat penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark