Gjuajtje me armë në aheng familjar në Shtime, policia sekuestron armën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në aheng familjar në Shtime, policia sekuestron armën

    Insajderi
    11 August 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje në një aheng familjar në Shtime.

    38 vjeçari N.R. ka pranuar se ka shtënë me armë.

    Arma i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “Me datën 10.08.2025 rreth orës 15:50, stacioni policor në Shtime është njoftuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Adem Jashari”, gjatë një ahengu familjar. Patrulla policore ka lokalizuar vendin dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili njëkohësisht ishte edhe personi i dyshuar dhe ka pranuar se kishte shtënë tri herë me armë zjarri. Arma e përdorur – një pistolë nga i dyshuari N.R, 38 vjeç është konfiskuar nga policia. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë ! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark