Shembull për të gjithë: Qytetari nga Gjakova dorëzon 15 mijë euro të gjetura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembull për të gjithë: Qytetari nga Gjakova dorëzon 15 mijë euro të gjetura

    Insajderi
    11 August 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veprim i mirë ka ndodhur në Gjakovë.

    Atje një qytetar i ka gjetur 15 mijë euro, dhe të njëjtat i ka kthyer në Polici. Paratë, më pas i janë kthyer pronarit.

    Njoftimi:

    Qytetari kthen 15 mijë euro të gjetura në Gjakovë

    Gjakovë, 11 gusht 2025

    Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici. Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit.

    Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro. Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim.

    Policia shpreh mirënjohje për veprimin e z. Neziri dhe fton edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark