Ftesa ndaj Llabanit, reagon presidenca: Presidentja as nuk merret me lista protokollare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesa ndaj Llabanit, reagon presidenca: Presidentja as nuk merret me lista protokollare

    Insajderi
    11 August 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka fajësuar Protokollin për ftesën e dërguar Radomir Llabanit me rastin e festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.

    Ai ka deklaruar për Insajderin se Presidentja nuk është ajo që përpilon listat protokollare. Sipas tij, me këtë merret Protokolli institucional.

    “Presidentja as nuk përpilon, as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli, e jo Presidentja. Ne nuk e dimë kush është në listë, sepse me këto çështje merret Protokolli, duke u bazuar në listat protokollare ekzistuese,” – ka deklaruar Kupina.

    Ai shtoi se Protokolli është dashur ta marrë parasysh deklaratën publike të Presidentes Osmani të vitit 2024, kur ajo ishte shprehur për gjyqtarin serb Radomir Llaban.

    “Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark