Prokuroria konfirmon raportimin e Insajderit për lirimin e fajdexhiut të rrezikshëm: Ishim duke verifikuar provat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria konfirmon raportimin e Insajderit për lirimin e fajdexhiut të rrezikshëm: Ishim duke verifikuar provat

    Insajderi
    11 August 2025 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në prill të këtij viti ka qenë duke hetuar një kallëzim penal që Bujar Hoxha, kishte ngritur ndaj të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra.

    Gazeta Insajderi raportoi mbrëmë se prokurore e këtij rasti ka qenë Habibe Salihi, e cila e kishte lënë të lirë Shkodrën, pavarësisht ankesave të viktimës.

    Pëmes një reagimi, Prokuroria Speciale thotë se nuk kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, “pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.”

    Bujar Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore nga plagëve që ka marrë pas të shtënave me armë zjarri të dielën në Gjilan. Aij ia vranë babanë dhe dy familjarvët, Selami dhe Edmond Hasanin.


    I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Por, pavarësisht kallëzimit penal, Shkodra u la i lirë.

    Sqarimi i Prokurorisë Speciale:

    Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit M.Sh.

    Me datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëximi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit M.Sh.Menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

    Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

    Për më tepër, bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të  dyshuar, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark