Pritje madhështore për Shukri Bujën në dy fshatra: Në Krojmir e Shalë investuam miliona, në mandatin e ardhshëm do të investojmë edhe më shumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje madhështore për Shukri Bujën në dy fshatra: Në Krojmir e Shalë investuam miliona, në mandatin e ardhshëm do të investojmë edhe më shumë

    Insajderi
    11 August 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, është pritur me entuziazëm nga banorët e fshatrave Krojmir dhe Shalë, të cilët i konsideroi “bastione të përhershme të PDK-së”.

    Gjatë takimeve me shtabet zgjedhore të PDK-së në këto dy vendbanime, Buja u shpreh i bindur në mbështetjen që do të marrë në zgjedhjet e ardhshme, duke e theksuar kontributin e dhënë më herët përmes projekteve konkrete zhvillimore.

    “Në mandatet e mia si kryetar, në Shalë dhe Krojmir janë investuar miliona euro në projekte të rëndësishme për komunitetin. Në mandatin e ardhshëm do të investojmë edhe më shumë për t’i kthyer këto fshatra në qendra moderne, të denja për jetesë dhe punë,” tha Buja para mbështetësve të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark