“Puçist, improvizator” – s’ka paqe mes Kadri Kryeziut dhe Enver Hasanit: Postohet thumbimi i radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Puçist, improvizator” – s’ka paqe mes Kadri Kryeziut dhe Enver Hasanit: Postohet thumbimi i radhës

    Insajderi
    11 August 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani. Përplasjet mes tyre janë thelluar ditëve të fundit, me deklarata publike dhe polemika rreth gjendjes së gjyqësorit në vend.

    Në postimin e tij më të fundit, Kryeziu e ka quajtur Hasanin “puçist” dhe “improvizator”, duke vazhduar akuzat që kanë zgjatur tashmë prej disa ditësh.

    Postimi i plotë i Kadri Kryeziut:

    “Recidivisti përsëri në veprim.
    Thotë që gjykata shton fjalë në tekstin e normës juridike. Pra, sipas recidivistit Enver Hasani, po jetojmë në epokën e republikave gjyqësore, ku parlamentet funksionin legjislativ e kanë thjesht inicues, sepse pjesën tjetër të punës e bëjnë gjykatat, duke i plotësuar normat juridike sipas nevojës.
    Ah Enver, vërtet kam faj unë që kam heshtur, derisa ishim bashkë në Gjykatën Kushtetuese, e nuk të kam demaskuar me kohë për puçistin dhe improvizatorin që je.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark