Ky është preson që u vra sonte në Hajvali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është preson që u vra sonte në Hajvali

    Insajderi
    11 August 2025 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Hajvali, shkruan Gazeta Insajderi.

    Insajderi mëson se ai është Muhamet Matoshi, 41 vjeçar.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

    Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

    Sipas Policisë, i dyshuari për këtë vrasje është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.

    “Sot rreth orës 22:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar,” ka deklaruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark