Depërton një predhë në një shtëpi në Vushtrri, bastiset shtëpia e fqinjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Depërton një predhë në një shtëpi në Vushtrri, bastiset shtëpia e fqinjit

    Insajderi
    12 August 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se një predhë ka depërtuar në një shtëpi, saktësisht në kuzhinë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, në Vushtrri.

    Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e fqinjit i cili ditë më parë ka pas aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator.

    “Dyshohet se një predhë ka depërtuar në një shtëpi – në kuzhinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të cilët kanë konfiskuar predhën. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e fqinjit m/k i cili ditë më parë ka pas aheng familjar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark