Aksident zinxhiror në Komoran, një e vdekur dhe tetë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident zinxhiror në Komoran, një e vdekur dhe tetë të lënduar

    Insajderi
    12 August 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran, Gllogoc, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës janë përfshirë gjashtë automjete.

    Nga përplasja ka humbur jetën një grua, ndërsa tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    Ndërkohë, i dyshuari m/k, që besohet të ketë shkaktuar aksidentin, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark