Polici i suspenduar në Gjilan është vëllai i kandidatit për deputet nga VV-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i suspenduar në Gjilan është vëllai i kandidatit për deputet nga VV-ja

    Insajderi
    12 August 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e djeshme në lidhje me veprimet e tyre për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan.

    Në mesin e të suspenduarve është edhe Ardian Demiri, hetues në Gjilan. Sipas postimeve publike në rrjetet sociale, Ardian Demiri është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.

    Burim Demiri kishte shërbyer si Këshilltar i Jashtëm për Kulturë i kryetarit të Gjilanit dhe në vitin 2022 ishte bërë pjesë e Listës Guxo.

    Insajderi mëson se të dy vëllezërit, Ardian dhe Burim Demiri, janë gjithashtu të njohur si këngëtarë, përveç angazhimeve të tyre në fushat përkatëse.

    Njoftimi nga Inspektorati Policor i Kosovës:

    Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

    Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

    Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark