
Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët dhe mediat në lokalizimin dhe arrestimin e një qytetari.
Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.
Ai dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.
Është publikuar fotografia e të dyshuarit, dhe qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, në emailin [email protected] ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.