Insajderi
Lajme

Shukri Buja takon profesoreshën Shyhrete Kelmendi: Ikonë e arsimit shqip

Insajderi
12 August 2025 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shukri Buja takon profesoreshën Shyhrete Kelmendi: Ikonë e arsimit shqip
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është takuar sot me me profesoreshën Shyhrete Kelmendi.

Buja e cilësoi atë ikonë të arsimit shqip në komunë.

Shyhrete Kelmendi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe thelbësor në arsimimin e shumë brezave gjatë viteve ’90, në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku vazhdon të japë mësim edhe sot.

“Profesoreshë Shyhrete përfaqëson më së miri shembullin e gruas shqiptare të arsimuar, të edukuar dhe kontribuese për shoqërinë dhe vendin. Faleminderit për kontributin tuaj në të kaluarën dhe tani po ashtu si profesore në të njëjtën shkollë”, u shpreh Buja.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark