Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh

    Insajderi
    12 August 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Burime nga terreni të mediave shqiptare bëjnë me dije se disa banorë kanë mbetur të bllokuar dhe situata është kritike.

    Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

    Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi.

    Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

    Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark